Ish-kryetari i komunës së Manastirit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Talevski duhet të paraqitet në burg, pasi sot, pas tre vitesh pritje, Apeli ka sjellë aktgjykim të formës së prerë, ku konfirmohet dënimi me 7 vjet burg i shkallës së parë.
Nga gjykata thonë se do të ketë edhe konfiskim të parave të fituara në mënyrë të paligjshme, në vlerë mbi gjysmë milioni euro.
Zvogëlim i dënimit marrë ish-sekretari i Komunës së Manastirit, Sllobodan Bonçanovski, i cili tani duhet të vuajë 5 vjet e gjashtë muaj nga gjashtë vjet dënim me burg që kishte.