7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjyqtarët kushtetues nuk diskutojnë të dielën për ditë jopune, nisma është ...

Gjyqtarët kushtetues nuk diskutojnë të dielën për ditë jopune, nisma është tërhequr për arsye teknike

Iniciativa e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për dispozitën ligjore për ditën e dielë jo pune në seancën e sotme është tërhequr për arsye teknike dhe do të futet në rend dite në njërën nga seancat e ardhshme. Gjyqtarja raportuese Vangelina Markudova nuk dha sqarim të detajuar për pjesën teknike që duhet të procedohet. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të RSM-së, Dobrila Kacarska apeloi deri te këshilli që punon në këtë rast që sa më shpejt të bëjë korrigjime në raport, duke qenë se bëhet fjalë për një rast aktual për të cilin opinioni është i interesuar.

Përmes kësaj nisme, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut po i sfidon ndryshimet e fundit të Ligjit për marrëdhënie të punës, lidhur me të dielën, ditë jopune në vend.

Sipas parashtruesit, ligji i kontestuar i referohet punës së së dielës dhe vlerëson se është në kundërshtim me lirinë dhe tregun e sipërmarrjes, vlerat themelore dhe barazinë e qytetarëve. Në iniciativë thuhet se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës rregullon përdorimin e pushimit javor duke vendosur ndalimin e punës të dielave dhe në të njëjtën kohë numëron përjashtimet nga disa aktivitete në të cilat pushimi javor mund të përdoret në një ditë tjetër në. Të dielën dhe theksohet se kjo zgjidhje ligjore nuk është në favor as të subjekteve ekonomike dhe as të punëtorëve dhe prek drejtpërdrejt vlerat themelore të rendit kushtetues të shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments