10.5 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
BallinaLajmeGjyqtarët dhe prokurorët, temë në fushatë! Filipçe /Duhej të miratoheshin 12 ligje...

Gjyqtarët dhe prokurorët, temë në fushatë! Filipçe /Duhej të miratoheshin 12 ligje këtë vit, nuk është miratuar asnjë, madje as nuk është dorëzuar në Kuvend.

Tema e gjyqësorit dhe prokurorisë është e pranishme që në fillim të fushatës së partive politike. Kryeministri Mickoski në fjalimet e tij vazhdimisht thotë se bastioni i fundit i krimit të LSDM-së dhe BDI-së janë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Për këtë Mickoski foli edhe në mitingun e djeshëm në Strugë, ku rikujtoi se pas zgjedhjeve do të merret, siç tha, me korrupsionin në këtë sektor.“Edhe nga hëna shihet se bastioni i fundit i krimit në shtet është bërë gjyqësori dhe prokuroria, të cilët LSDM-ja dhe BDI-ja i mbrojnë si arinj polarë. Në gjykata dhe prokurori, kryesorët janë argatët e LSDM-së dhe BDI-së dhe detyra e tyre është t’i mbrojnë. Me këtë korrupsion, për të cilin po flas tani, kam qëllim të merrem posaçërisht pas zgjedhjeve lokale”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Kryetari i opozitës LSDM, Venko Filipçe, nga fjalimi para qytetarëve të Shtipit tha se në nismat për reforma në gjyqësor nuk është bërë asgjë, dhe se i vetmi qëllim është partizimi i tij nga VMRO-DPMNE. “Duhej të miratoheshin 12 ligje këtë vit, nuk është miratuar asnjë, madje as nuk është dorëzuar në Kuvend. Gjithçka që duan është ta kontrollojnë gjyqësorin. Emërojnë të afërmit e tyre, miqtë e tyre, bashkëshortet e kryetarëve të komunave, të afërmit e partnerëve të tyre të koalicionit, të gjitha me qëllim që të kenë njerëzit e tyre dhe të mund të ndikojnë në proceset gjyqësore. Asgjë më shumë nuk duan se kaq. Për fat të keq, përsëri një shtet i partizuar si në mandatin e tyre të mëparshëm nga viti 2017”, pohoi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Nga Këshilli Gjyqësor këto ditë reaguan për faktin se gjyqësori po përdoret në fushatat politike për zgjedhjet lokale. Ata theksojnë se gjyqtarët janë të pavarur dhe të pavarësuar dhe se çdo komentim nga jashtë konsiderohet si ndërhyrje në gjyqësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments