Janë dhënë gjithsej 40 rekomandime në raportin e misionit vlerësues të Bashkimit Evropian për punën e Këshillit Gjyqësor, bëri të ditur në një brifing me gazetarë ambasadori evropian David Gir. Këto rekomandime kanë të bëjnë me strukturën dhe kompetencën e Këshillit Gjyqësor, mandatin e anëtarëve, vlerësimin për përzgjedhje dhe emërim, procedurat disiplinore, transparencën në komunikimin me publikun, si dhe financimin e Këshillit.
Nga 40 rekomandimet, 17 nuk kërkojnë ndonjë ndryshim, qoftë kushtetues apo ligjor, dhe ato mund të zbatohen në muajt në vijim, por, siç thotë ambasadori Gir, nëse Këshilli Gjyqësor arrin t’i miratojë në muajt në vijim, do të jetë një “revolucion”. Nga këto 17 rekomandime, 10 kanë të bëjnë me ngritjen në detyrë të gjyqtarëve dhe shtatë kanë të bëjnë me transparencën.
23 rekomandimet e tjera kërkojnë ndryshime kushtetuese ose ligjore. Ato i referohen se kush duhet të jetë anëtar i Këshillit Gjyqësor, sa duhet të jetë pjesëmarrja, rreziku i pjesëmarrjes afatgjatë, sistemi i meritës, kodi i etikës, vlerësimet për procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve, autonomia buxhetore dhe komunikimi me publiku.
Në brifing, nuk u thellua në detaje të rekomandimeve, por u tha, për shembull, se gjashtë vjet është mandati i propozuar i gjyqtarëve në Këshillin Gjyqësor, ndaj rekomandohet që të shkurtohet, sepse gjyqtarët më gjatë do të jenë të “tërhequr” nga praktika gjyqësore.
Bashkimi Evropian, siç tha Gir, pret përfshirjen e këtyre rekomandimeve dhe masave në politikën e reformës në drejtësi, e cila, nga ana tjetër, duhet të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së ardhshme.
Raportin e misionit vlerësues Gir e vlerësoi të mirë, me rekomandime gjithëpërfshirëse, por për zbatimin e tyre, ai tha se duhet vullnet politik, në të kundërtën “si do të zbatoheshin reformat në drejtësi”.
“Gjyqësori ka arritur në një pikë kritike dhe reformat në atë sektor duhet të vazhdojnë”, tha Gir.
Ai tha se nëse duam të hyjmë në BE, sundimi i ligjit është i domosdoshëm, sepse pa të nuk ka investitorë. Ose thënë thjesht, reformat në drejtësi nuk mund të anashkalohen për të hyrë në BE dhe këtë, sipas tij, e dinë mirë politikanët vendas.
Këshilli Gjyqësor në muajin maj ka qenë cak i kritikave negative nga ndërkombëtarët, pasi ish-kryetarja Vesna Dameva u shkarkua nga posti i saj më 26 prill. Në seancën e Këshillit Gjyqësor ka pasur debat kur Dameva ka refuzuar të vendosë një pikë votimi që nuk ishte në rend dite. Zëvendësi i saj Selim Ademi bëri thirrje për votim për shkarkimin e saj. Ai është mbështetur nga shtatë anëtarë dhe ka deklaruar se Dameva është shkarkuar dhe në prani të saj ka marrë drejtimin e seancës.
Pas skandalit ka ardhur një reagim nga ambasada amerikane. Nga aty theksuan se anëtarët e Këshillit kanë për detyrë ndërtimin e një sektori të pavarur gjyqësor. Pas dorëheqjeve të dy gjyqtarëve, Koalicioni “Të gjithë për një proces të drejtë” u bëri thirrje anëtarëve të tjerë që të dorëzojnë dorëheqjet. Gjykatësit kanë ardhur në pozitë tanimë tetë muaj, ndërkaq mandati i tyre është gjashtëvjeçar.
Misionet vlerësuese për vendet kandidate zbatohen nëpërmjet instrumentit TAIEX – (instrumenti për asistencë teknike dhe shkëmbim të informacioneve), i krijuar fillimisht për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore që u anëtarësuan në BE. Tashmë është “zgjeruar” në vendet fqinje, por edhe me forma të “rezervuara” për t’i mbështetur shtetet anëtare, kur ato përdorin disa fonde nga BE-ja. Qëllimi kryesor është shkëmbimi i njohurive, përvojave, praktikave më të mira nga vendet e BE-së me partnerët e tyre.