8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, kërçovari Osman Kadriu paralajmëron/ Po ju gënjejnë nuk...

Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, kërçovari Osman Kadriu paralajmëron/ Po ju gënjejnë nuk janë vetëm 3 nene por Rrezikon “Shuarja e Gjuhës Shqipe“

Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, në emisionin “Nën thjerrzën e oskanës”, duke folur për temën aktuale për përdorimin e “Ligjit të Gjuhëve”, tha se me abrogimin e tre neneve që tashmë janë përmendur në opinion, preket i gjithë ligji, pasi tendenca është që termi “Gjuha Shqipe” të abrogohet. Si rezultat, gjuha shqipe nuk do të zbatohet në institucionet shtetërore:

*”Nuk punohet vetëm për 3 nene, ashtu siç propozohet. Në bazë të kërkesave që burojnë nga të gjitha iniciativat, gati gjysma e ligjit duhet të abrogohet. Opinioni është i informuar se vetëm termi ‘Gjuha Shqipe’ është problematik, ashtu siç janë edhe procedurat në gjyqësor, çështja e uniformave të policëve dhe zjarrfikësve, si dhe për banknotat. Jo, u lutem, të përsëris: Termi ‘Gjuha Shqipe’ në shumë dispozita ku përmendet kërkohet të abrogohet. Por një çështje që është edhe më problematike, edhe në nivelin e institucioneve shtetërore, është që kërkohet të mos zbatohet gjuha shqipe. Nëse këto dispozita abrogohen, atëherë ne nuk kemi më ligj.

Atëherë, pjesa e ligjit që do të ngelë, do të mbetet pa lëndë trajtimi, dhe nuk do të kemi përdorim të gjuhës shqipe. Gjuha shqipe nuk do të zbatohet fare.”*

Kadriu tha se tendencat e tilla nuk janë në favor të situatës në vend dhe dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments