7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjykata Kushtetuese rrëzon Albin Kurtin, i jep të drejtën Thaçit për mandatimin...

Gjykata Kushtetuese rrëzon Albin Kurtin, i jep të drejtën Thaçit për mandatimin e Hotit. Reagon SHBA pas vendimit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për cështjen e dekretit të kryeministrit të ri dhe rrëzon Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosjë që kërkonin zgjedhje të parakohshme parlamentare. Gjykata Kushtetuese thotë në vendimin që shpalli mbrëmjen e së enjtes se dekreti i Presidentit që mandaton Avdullah Hotin për të formuar Qeverinë e re në Prishtinë është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës deklaron se në rrethana në të cilat është votuar suksesshëm një mocion mosbesimi me dy të tretat e përfaqësuesve të popullit dhe mundësisë për formimin e një Qeverie të re, po të konfirmoheshin pretendimet rreth: afatit të pakufizuar kohor dhe në diskrecion të plotë të partisë politike fituese, dhe të drejtës që vetëm shprehimisht të refuzohej mandati për Kryeministër, të kombinuara më kërkesën e vetme për shpërndarje të Kuvendit dhe shpallje të zgjedhjeve të parakohshme, formimi i një Qeverie do të bllokohej në pafundësi, duke mbajtur në detyrë Qeverinë që ka humbur besimin e përfaqësuesve të popullit. Kjo nuk është fryma e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Reagimi i Presidentit Thaçi ishte i menjëhershëm. “E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese”, thotë presidenti Thaçi.

Ai deklaron se Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.

“Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tashme nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës”, deklaron Thaçi. Pas tij reagoi edhe ambasada amerikane në Prishtinë. “Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim të ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Pre kreun e LDK-së Isa Mustafa, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon. “LDK gjithënje ka respektuar vendimet e kësaj Gjykate dhe kemi kontribuar që ky institucion të jetë i pavarur dhe ta gëzojë besimin e plotë. Janë këto personalitete që mbajnë peshën e drejtësisë dhe demokracisë në shtetin tonë të ri.

Vendimi i Gjykatë nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen. I takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kësaj drejtesie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë . Të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë”- tha Isa Mustafa.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje thotë se pjesëmarrja masive, e organizuar në formën e një performance dje në Prishtinë, dëshmoi edhe njëherë se vullneti i shumicës së qytetarëve është që kriza politike të zgjidhet pa e shkelur kushtetutën, dhe e vetmja mënyrë për këtë është që të organizohen zgjedhjet sa më parë.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments