2.7 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeGjykata Supreme e RMV-së rrëzon vendimin: Ish-kryetari i Gjykatës Penale Pançevski lirohet...

Gjykata Supreme e RMV-së rrëzon vendimin: Ish-kryetari i Gjykatës Penale Pançevski lirohet nga burgu

Gjykata Supreme ka shfuqizuar aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Veles dhe Gjykatës së Apelit në Shkup, me të cilat ish-kryetari i Gjykatës Penale Vladimir Pancevski është dënuar me burg për keqpërdorim të sistemit të shpërndarjes së lëndëve gjyqësore AKMIS.

Drejtori i burgut në Shkup, Filip Andov, ka konfirmuar se me vendim të Gjykatës Supreme, lënda është kthyer në rigjykim dhe Pançevskit i është revokuar dënimi me burg. Ai nesër do të lirohet nga burgu i Shkupit.

Pançevski, i cili e filloi vuajtjen e dënimit me burg më 3 shkurt të këtij viti, gjykata në Veles e dënoi me tre vjet e gjashtë muaj burg dhe më pas Apeli i Shkupit e uli në dy vjet e gjysmë.

Vladimir Pancevski u dënua sepse në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2016, si kryetar i Gjykatës Penale, pretendohet se lëndët ua caktonte me dorë gjyqtarëve të kualifikuar, e jo përmes sistemit AKMIS. Ai dyshohet se ka shpërndarë rreth 40 lëndë, duke përfshirë dy në Prokurorinë Speciale Publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments