7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeGjykata Penale e Shkupit / Ndalim 48-ORËSH PËR BABAIN E VANJËS-ALEKSANDËR GJORÇEVSKI,...

Gjykata Penale e Shkupit / Ndalim 48-ORËSH PËR BABAIN E VANJËS-ALEKSANDËR GJORÇEVSKI, është njëri prej të dyshuarve për vrasjen.

Siç thuhet nga Gjykata Penale, paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit të dëshmitarëve kryesorë.

Gjykata Penale e Shkupit e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike dhe i caktoi paraburgim afatshkurtër prej 48 orësh babait të Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevskit, i cili është një nga të dyshuarit për vrasjen.

Siç thuhet nga Gjykata Penale, paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit të dëshmitarëve kryesorë.

Më herët në mbrëmje, Gjykata Penale, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër Ljupço Palevskit, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, i cili tregohet si organizator dhe autori i vrasjeve.

“Për të dyshuarin i cili është në arrati, me procedurë urgjente është lëshuar Urdhri për kryerjen e hetimeve për vepra penale – Rrëmbim personi nga neni 141 dhe Vrasje nga neni 123 i Kodit Penal. Prokurori publik ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjykata e ka pranuar propozimin dhe ka marrë vendim me të cilin masa e paraburgimit do të fillojë të zbatohet menjëherë pas zbulimit dhe heqjes së lirisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Ministria e Punëve të Brendshme, sonte ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Ljupço Palevskin.

“Ljupço Palevski i lindur më 12.12.1964 në Shkup kërkohet me urdhër ndërkombëtar për hetimin e veprave penale ‘rrëmbim’ dhe ‘vrasje’ sipas urdhrit XV KO nr.3047/23 të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup”, është njoftuar në ueb faqen e Ministrisë. të Punëve të Brendshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments