8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjykata në Kralevë ua cakton nga 30 ditë paraburgim policëve të Kosovës

Gjykata në Kralevë ua cakton nga 30 ditë paraburgim policëve të Kosovës

Zyra e Prokurorit në Kralevë të Serbisë ka njoftuar se i është caktuar masë paraburgimi tre policëve kosovarë, të cilët u rrëmbyen më 14 qershor e që, sipas autoriteteve të Kosovës, ata ishin brenda territorit.

Jozyrtarisht, merret vesh se tre policëve kosovarë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Prokuroria e Kralevës e ka përshkruar rastin si ngjarje e ndodhur në fshati Gnjilica në Rashkë. Ajo ka lëshuar urdhër për hetimin ndaj tre policëve për veprën penale që lidhet me armët që ata i posedonin.

“Me rastin e ngjarjeve të datës 14.06.2023, në fshatin Gnjilicë, komuna e Rashkës, Prokuroria e Lartë Publike në Kraljevë më datë 16.06.2023 ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj të dyshuarve B.S. (1965), R.Z. (1975) dhe M.Š. (1961) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer nga një vepër penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 348 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 lidhur me paragrafin 1. të Kodit Penal”, thuhet në atë njoftime.

Sipas propozimit të prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike në Kraljevë, gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Kraljevë ka urdhëruar paraburgimin për të gjithë të dyshuarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments