Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e ka hedhur poshtë iniciativën për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një neni të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.
“Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë iniciativën për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 7 paragrafi 3 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 24/2011, 52/2011, 148/2011, 74/2012, 171/2012, 27/2014, 139/2014, 61/2015, 154/2015, 23/2016 dhe 178/2016″, bën të ditur Gjykata Kushtetuese.
Parashtrues i nismës është Shoqata e avokatëve Debarliev, Dameski dhe Qeleshoska, e cila mendon se Republika ka vendosur monopol ndaj lojërave të fatit elektronike dhe të internetit, gjegjësisht të drejtën ekskluzive për organizimin e lojërave elektronike të fatit dhe lojërave të fatit në internet.