1.3 C
Tetovo
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
BallinaLajmeGjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të...

Gjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu

Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se nuk ka diskirminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu nga data 28 qershor e vitit 2024.

Gjykatësja Ana Pavlovska Daneva, në konferencën për shtyp sqaroi se si Gjykatës kanë vërtetuar se nuk ka diskriminim në bazë gjnore dhe politike.

“Gjykata unanimisht vendosi se nuk ka as diskrimin gjinor as politik në vendimin për shkarkimin e tij nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova”, deklaroi Pavllovska Daneva.

Në pikëpamje të diskriminimit politik, Gjykata, siç theksoi Pavllovska Daneva, konstaton se drejtori i Agjencisë nuk ka qenë, as nuk guxon të jetë anëtar i partisë politike, njejtë sikur edhe kryetari që e ka marrë vendimin për shkarkimin e tij.

Lidhur me diskriminimin, Pavllovska Daneva sqaroi se deklaratat e presidentes, Gordana Siljanovska Davkova në fushatë se gratë duhet të jenë më shumë të përfaqësuara në funksionet më të larta, në vetëvete nuk mund të jetë bazë për diskriminim.

“Ne si Gjykatë kemi vërtetuar se nuk ka diskriminim sepse vetë deklaratat e presidentes nuk paraqesin dëshmi se diskush është i diskriminuar dhe se angazhimi për pëfaqësim më të madh të grave në funksionet e larta është angzhim i çdo qytetari”, tha Pavllovska Daneva.

Në konstatimin në kërkesën, parashtruesi thekson se është i diskriminuar në bazë të gjinisë dhe përkatësisë politike, lidhur me nenin 9 të Kushtetutës.

Në kërkesë thuhet se vendimi i kontestuar nuk përmban asnjë shpjegim nga i cili mund të konstatohet se ai është shkarkuar për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të pakujdesshme të detyrës, siç thuhet zyrtarisht në Aktvendim.

Parashtruesi i kërkesës citon disa raporte mediatike që tregojnë se Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga momenti i marrjes së detyrës deri në momentin e marrjes së vendimeve kontestuese, ka mbajtur takime informative me zyrtarë të tjerë të lartë, duke e anashkaluar atë si kryetar i Agjencisë së Inteligjencës.

Ankuesja thekson se diskriminimi politik kryhet, ndër të tjera, në atë mënyrë që individë të caktuar nga një parti politike të shpallin ndryshime në personel dhe udhëheqje të re edhe pse nuk kanë autoritet për këtë.

Sa i përket diskriminimit gjinor, thuhet se Presidentja e Republikës e shkarkon për faktin se është burrë dhe në një intervistë ka thënë se duhet t’i kushtohet vëmendje përfaqësimit të gruas në postet më të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments