2.2 C
Tetovo
E martë, 27 Janar, 2026
BallinaLajmeGjykata Kushtetuese hapi dy lëndë kundër sistemit “Safe City”

Gjykata Kushtetuese hapi dy lëndë kundër sistemit “Safe City”

Gjykata Kushtetuese sot njoftoi se ka hapur dy lëndë mbi nisma të dorëzuara, në të cilat kontestohen ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje që janë kyçe për vendosjen dhe funksionimin e sistemit elektronik të mbikëqyrjes në komunikacion – “Qytet i Sigurt”.

Njëra nismë, në të cilën kontestohen disa nene të ndryshimeve të Ligjit, është dorëzuar nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët – Ziadin Sela, Ilire Dauti dhe Elmi Aziri. Tjetra, ndërkaq, është dorëzuar nga Ylli Paçuku, i cili gjithashtu konteston një pjesë të dispozitave të reja në Ligjin për Kundërvajtje që lidhen me sistemin “Qytet i Sigurt”.

Pas nismës së Selës dhe bashkëpartiakëve të tij është formuar lënda “U. nr. 25/26”, në të cilën gjyqtarët kushtetues do t’i shqyrtojnë vërejtjet që tre deputetët i kanë lidhur me: nenin 4 paragrafi 5, nenin 5 paragrafi 3, nenin 8, kapitulli 7-a, nenin 48-a në pjesën “dorëzim”, nenin 48-b në pjesën “lëshimi i procesverbalit për kundërvajtje në komunikacion me urdhër-pagesë rrugor”, nenin 7-b në pjesën “pranimi i përgjegjësisë për kundërvajtje”, nenin 48-v, nenin 48-g “mospranimi i përgjegjësisë për kundërvajtje” dhe nenin 15 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kundërvajtje, të cilin Kuvendi e miratoi më 23 janar.

Siç kanë theksuar parashtruesit, për ta është problematike që qytetarëve u imponohet si obligim të kenë numër personal telefoni dhe adresë elektronike, në mënyrë që t’u dërgohet urdhri kundërvajtës në rast se kryejnë ndonjë nga kundërvajtjet në komunikacion që parashihet t’i regjistrojë sistemi “Qytet i Sigurt”.

Shtesë, si problematike ata e theksojnë edhe faktin se njoftimet për kundërvajtjen e kryer mbërrijnë vetëm në gjuhën maqedonase, gjë që – sipas deputetëve të krahut të Aleancës për Shqiptarët të Selës, është në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Thuhet edhe se jo të gjithë qytetarët janë vënë në të njëjtën pozitë, pasi sistemi zbatohet vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, për çka (në nismë) pretendohet se ‘nën llupë’ është vënë popullsia shqiptare që në këto territore është në numër më të madh, ndryshe nga qytetet e tjera të shtetit”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Pas dorëzimit të nismës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtje, Ziadin Sels tha se dispozitat e reja ndikojnë drejtpërdrejt dhe prekin të gjithë qytetarët, prandaj – sipas tij, ato duhej të propozonin nga Qeveria dhe të ishin objekt i një debati të gjerë publik, e jo të propozoheshin nga deputetë dhe të miratoheshin me procedurë të shkurtuar.

Sa i përket nismës tjetër, të dorëzuar nga Ylli Paçuku, për të cilën është formuar lënda “U. nr. 26/26”, në të kontestohen tre nene të Ligjit për Kundërvajtje: 48-b, 48-v dhe 48-g.

Ashtu si për Aleancën për Shqiptarët të Selës, edhe për Paçukun është problematike që ky sistem i mbikëqyrjes së komunikacionit zbatohet vetëm në territorin e qyteteve Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, e jo në gjithë shtetin. Parashtruesi, po ashtu, pretendon se kundërvajtje identike në komunikacion në disa qytete sanksionohen automatikisht përmes sistemit elektronik, ndërsa në pjesë të tjera të territorit të shtetit nuk i nënshtrohen të njëjtit nivel kontrolli dhe sanksionimi.

“Thuhet se në këtë mënyrë krijohet trajtim i ndryshëm ndaj qytetarëve, mbi bazë të lokacionit gjeografik. Shtohet se nuk është e qartë sipas cilave kritere janë përzgjedhur pikërisht këto qytete dhe sa do të zgjasë zbatimi. Për parashtruesin, problematike është edhe e ashtuquajtura ‘faza pilot’, sepse, sipas tij, është e paqartë dhe e pakufizuar në kohë”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje u miratuan me shumicë dy të tretash. Për votuan 81 deputetë, 19 ishin “kundër”, ndërsa të përmbajtur nuk pati. Për miratimin e këtyre ndryshimeve nuk ishte e nevojshme shumica e Badenterit.

Shumicën dy të tretash e mundësoi grupi parlamentar i Levicës, i cili edhe më herët paralajmëroi se do t’i mbështesë ndryshimet ligjore të propozuara nga deputetë të shumicës qeverisëse. Deputetët e dy Aleancave për Shqiptarët, asaj të Arben Taravarit dhe të Ziadin Selës, si dhe të “Frontit Evropian” dhe të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) votuan kundër ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajt

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments