7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjykata Kushtetuese do të vlerësojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e disa dekreteve me...

Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e disa dekreteve me fuqi ligjore

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë në rend dite të së cilës janë disa nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të disa dekreteve me fuqi ligjore dhe vendimin për përcaktimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në rend dite të seancës së 24-të të Gjykatës Kushtetuese janë 16 pika, prej të cilave e para është nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të nenit 353 paragrafi 5 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim me burg prej minimum pesë vjet për funksionarë të cilët e kanë dëmtuar buxhetin me furnizime publike.

Nga Gjykata Kushtetuese për MIA-n thonë, se kjo është njëra ndër pikat më interesante për mediat dhe se pas përfundimit të seancës do të informojnë për të gjitha pikat e rendit të ditës.

“Gjykata Kushtetuese njëherë ka debatuar dhe vendimmarrja ishte anuluar”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.Gjykata Kushtetuese këtë nismë, me numër 106/2018 paraprakisht e ka shqyrtuar në seancën e 26-të të mbajtur më 13.11.2019.

Në rend dite janë edhe dekretet me fuqi ligjore për mbështetje financiare të qytetarëve dhe personave të punësuar me të ardhura të ulëta, personave të rinj dhe punonjësve shëndetësorë përmes lëshimit të kartelës vendore dedikuar për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve vendase gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe dekreti për çështje lidhur me procesin zgjedhor, si dhe vendimin për përcaktimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme nga 16 maji i vitit 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments