Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Muhamed Zeqiri sot ka marrë vendim edhe për 30 ditë paraburgim në burgun “Shkup” në Shutkë, ka konfirmuar për “Fokus” avokati i tij Aleksandar Trajkovski.
Trajkovski pretendon se i është ofruar prona e paluajtshme si garanci se nuk do të arratisej, por ajo ishte refuzuar nga Gjykata Penale. Vendimi vjen pas skadimit të muajit të parë pas masës për sigurimin e pranisë.
Zeqiri është deklaruar i pafajshëm në rastin kur ndiqet penalisht për lidhjen e kontratës për shërbime konsulence.
me një kompani pa prokurim publik, e cila sipas prokurorit ka dëmtuar buxhetin. Përpos Zeqirit, të dyshuar për këtë rast janë edhe dy shtetas kroatë. Ata janë të paarritshëm për zbatimin e ligjit dhe për ta është lëshuar një urdhër arresti vendor dhe ndërkombëtar.
Muhamed Zeqiri dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar. Sipas prokurorisë, pa kryer procedurën e duhur të prokurimit publik, ai ka lidhur kontratë për shërbime konsulence me një person juridik, në të cilën shtetasit e dyshuar kroatë e kanë ndihmuar qëllimisht.