Gjorgji Ilievski, Inspektori për Arsim të Lartë, nëpërmjet një shkrimi autorial ka njoftuar se pas tre viteve Gjykata e Lartë Administrative ka anuluar vendimin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Kontesti ka të bëj me atë se, inspektori Ilievski, gjatë inspektimi në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Juridikut në periudhën 01.04.2019-12.04.2019, kishte konstatuar avancim kundërligjor për personat Arbër Ademi, ish ministër i arsimit, tani deputetë në Kuvendin e RMV-së, Agim Nuhiut, zv/ministër i drejtësisë dhe Safet Emruli, Drejtor për pronësi industriale.
Merrni seriozisht pamjen e kërpudhave në këmbët dhe thonjtë tuaj! SHMANGNI AMPUTIMIN E MUNDSHËM!
Avancimi i këtyre funksionarëve aktual në veprimtarit-shkencore bëhet në kohën kur marrëdhënia e tyre e punës ka qenë e ngrirë. Me këtë ata kanë nënshkruar marrëveshje për shërbime intelektuale- honorare autoriale. E gjithë kjo ka qenë në kundërshtim me normativën ligjore. Me këtë rast janë keqpërdorur mjete financiare, janë realizuar pagesa të funksionarëve publik në cilësinë e personave të angazhuar në USHT- Fakulteti Juridik.
Pas denoncimit, Ilievski thotë se mbi është bërë presion, mobbing nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, gjegjësisht nga ana e drejtorit Tome Spiroski dhe Inspektorit kryesor, Afrim Saliu. Ai thotë se ka pasur presion edhe nga Arbër Ademi dhe Agim Nuhiu. Ilievski thotë se për shkak se bëhet fjalë për ngjarje me interes publik rasti është dërguar tek Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ku në vitin 2019 është formuar lëndë për këtë rast. “Të nderuar jam krenar për këtë GJYKIM, satisfaksion se drejtësia, e vërteta është në anën time, dhe për këtë shkak Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të duhet ta rishqyrtojë vendimin e saj me numër 12.2682/32 nga 17.09.2019:, shkruan Ilievski.