6.5 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Mars, 2026
BallinaLajmeGjykata e Tetovës vendosi për fatin e ASH-së: Taravari kryetar legjitim i...

Gjykata e Tetovës vendosi për fatin e ASH-së: Taravari kryetar legjitim i partisë (Dokument)

Gjykata Themelore e Tetovës ka vendosur në lidhje me përplasjet brenda Aleancës për Shqiptarët, duke i dhënë të drejtë krahut të udhëhequr nga Arben Taravari dhe duke refuzuar kërkesat e paraqitura nga Zijadin Sela, transmeton Portalb.mk.o

Sipas vendimit të marrë pas seancës dëgjimore të mbajtur më 3 mars 2026, gjykata ka pranuar kërkesën e Taravarit për ndryshime në statutin e partisë. Me këtë vendim, shfuqizohet statuti i miratuar në Kongresin e jashtëzakonshëm të 24 dhjetorit 2022, ndërsa në fuqi rikthehet statuti i miratuar më 27 mars 2022, në përputhje me vendimin e Kongresit të jashtëzakonshëm të mbajtur më 16 shkurt 2024 në Shkup.

Në të njëjtën kohë, gjykata ka refuzuar si të pabazuara kërkesat e paraqitura nga Zijadin Sela, i cili kishte kërkuar që të regjistrohej si kryetar i ri i partisë në vend të Arben Taravarit, si dhe të miratoheshin ndryshime të reja në statut.

“Miratohet kërkesa e partisë politike Aleanca për Shqiptarët Tetovë e paraqitur nga Arben Taravari (e datës 07.03.2024) për regjistrim në Regjistrin gjyqësor të partive politike që mbahet në Gjykatën Themelore të Tetovës, duke ndryshuar statutin e Aleancës për Shqiptarët, si  vijon: Statuti i miratuar në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të mbajtur më 24.12.2022 shfuqizohet dhe Statuti i miratuar në Kongresin e 2-të të partisë politike Aleanca për Shqiptarët të datës 27.03.2022 regjistrohet në Regjistrin gjyqësor të partive politike në përputhje me vendimin nr. 86-02/2024 të Kongresit të 4-t të jashtëzakonshëm të mbajtur më 16.02.2024 në Shkup. Kërkesa për regjistrim në Regjistrin gjyqësor të partive politike që mbahet nga Gjykata Themelore e Tetovës për ndryshimin e kryetarit të partisë politike Aleanca për Shqiptarët me seli në Tetovë në rrugën V.S.Bato nr. 1, e paraqitur nga Zijaden Sela, dhe kërkesa për ndryshimin e Statutit të partisë Aleanca për Shqiptarët e paraqitur nga Zijaden Sela, REFUZOHEN SI E PABAZUARA”, thuhet në vendim.

Vendimi i Gjykatës së Tetovës për Aleancën për Shqiptarët
Vendimi i Gjykatës së Tetovës për Aleancën për Shqiptarët

Rasti kishte të bënte me dy kërkesa të kundërta nga brenda të njëjtës parti, të cilat gjykata i bashkoi në një procedurë të vetme për shqyrtim. Pas analizimit të dokumentacionit dhe dëgjimit të palëve, gjykata vendosi të njohë si të vlefshme vetëm propozimet e paraqitura nga Taravari.

Ky vendim nënkupton se Arben Taravari mbetet kryetar i njohur ligjërisht i Aleancës për Shqiptarët dhe se partia do të vazhdojë të funksionojë mbi bazën e statutit të vitit 2022.

Kujtojmë se Arben Taravari mori drejtimin e partisë Aleanca për Shqiptarët në shtator 2022. Mirëpo, Arben Taravari dhe Ziadin Sela hynë  në konflikt të hapur për koalicionin parazgjedhor me opozitën shqiptare në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024, duke mundësuar funksionimin paralel të dy Aleancave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments