5.9 C
Tetovo
E martë, 19 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjykata e Lartë konfirmon dënimet e përjetshme me burg në rastin “Monstra”

Gjykata e Lartë konfirmon dënimet e përjetshme me burg në rastin “Monstra”

Gjykata e Lartë e RMV-së ka konfirmuar aktgjykimin për rastin “Monstra”, me të cilin marrin formë të prerë tre dënimet me burg të përjetshëm të shqiptuara për Alil Demirin, Agim Ismailoviqin dhe Afrim Ismailoviqin.

“Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vepruar në rastin e njohur në opinion si “Monstra”, pas seancës publike të mbajtur më 27.06.2023 dhe pas seancës së mbajtur më 15.09.2023, ka nxjerrë aktgjykimin VKZH2-33/22, me të cilën ankesat e të pandehurve A. D., A.I. dhe A.I i hodhi poshtë si të pabazuara dhe vërtetoi në tërësi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit – Shkup me numër KOKZH-109/21 të datës 31.03.2022”.

Nga tre të dënuarit, vetëm Agim Ismailoviq është në burg, ndërsa Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri janë në Kosovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Krahas tre dënimeve të përjetshme, vitin e kaluar Haki Aziri ishte dënuar me 9 vjet burgim të formës së prerë, ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. I akuzuari Sami Ljuta ishte i vetmi që u lirua nga akuzat.

Vrasja e pesëfishtë në liqenin Smillkovës ndodhi më 12 prill 2012. Për këtë lëndë ka pasur dy procese gjyqësore, pasi në vitin 2017 Gjykata e Lartë e ktheu lëndën tek ish-Prokuroria Speciale./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments