3 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeGjykata e Apelit e pranoi ankesën e Mijallkovit, Gjykata Penale sërish do...

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e Mijallkovit, Gjykata Penale sërish do të vendosë për kërkesën e tij për lirim me kusht

Gjykata e Apelit në Shkup e pranoi ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, dhe lëndën e ktheu në Gjykatën Penale, në mënyrë që sërish të vendosë për kërkesën e Mijallkovit për lirim me kusht.

Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar sipas ankesës së të dënuarit S.M., nga S., e parashtruar përmes burgut të Strugës, ka marrë aktvendim me të cilin respektohet ankesa, ndërsa lënda shfuqizohet dhe kthehet përsëri në procedurë dhe vendimmarrje para gjykatës së shkallës së parë.

Ndryshe, duke respektuar ankesën e të dënuarit S.M. vjen pasi propozimi i drejtorit të burgut të Strugës për lirim me kusht të të dënuarit ishte refuzuar si i pabazuar.

Dënimi me tre vjet burg për Mijallkovin skadon në muajin prill të vitit të ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments