3.8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaGjykata dënon Trump, por nuk do të bëjë burg

Gjykata dënon Trump, por nuk do të bëjë burg

Ashtu siç pritej Donald Trump u dënua, por nuk do të vuajë asnjë pasojë. Presidenti i zgjedhur amerikan u dënua për falsifikimin e të dhënave të biznesit majin e kaluar, por dënimi i tij u shty disa herë.

Juan Merchan përdori formulën e “lirimit të pakushtëzuar”, që do të thotë se krimi konstatohet teknikisht, por gjykata mendon se dënimi i të pandehurit është i papërshtatshëm dhe çështja mbyllet.

Gjithsesi ky vendim e bën Trump presidentin e parë të dënuar që shërben në Shtëpinë e Bardhë.

Ai zgjodhi të shfaqej virtualisht nga Florida dhe mbajti një fjalim të shkurtër, duke thënë se ishte i pafajshëm. Pasi i dha vendimin gjykatësi Juan Merchan uroi presidentin e zgjedhur për mandatin e dytë.

Gjykatësi Merchan pranoi ekzistencën e  imunitetit presidencial, por gjithashtu parashtroi para avokatëve të Trump kushtet e mbrojtjes nga imuniteti.

Megjithëse mbrojtja për presidentin është “e jashtëzakonshme”, nuk mund të fshihet dhe hidhet poshtë një vendimi i dhënë nga  juria.

Para përpara seancës të së premtes gjyqtari e kishte paralajmëruar se nuk do ta dënonte presidentin Trump me burg, gjobë apo dënime alternative.

Seanca për të dënuar Donald Trump u shty disa herë. Pavarësisht vendimit ekipi i Trump do të vijojë betejën ligjore për të vërtetuar pafajësinë e tij.

Vendimi i dënimit lidhet me fushatën e parë presidenciale të Trump i cili për të blerë heshtjen e aktores për filma për të rritur Stormy Daniels e pagoi 160 mijë dollarë, por këtë pagesë e deklaroi në balancë si shpenzim për avokatin.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments