Gjykata Administrative i refuzoi edhe 23 ankesat e fundit nga Levica, prejse paraprakisht sot të njëjtën e bëri edhe me 78 ankesat tjera të kësaj partie, informojnë për MIA-n nga Gjykata Administrative. Me këtë vendim Gjykata Administrative i konfirmoi vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe i refuzoi të gjitha 101 ankesat e Levicës.
Ankesat e Levicës të dorëzuara deri te Gjykata Administrative u shqyrtuan në shumë debate publike të caktuara gjatë ditës së sotme.
Përveç ankesave të Levicës, sot Gjykata Administrative ka caktuar debate publike edhe pas ankesave të Unionit Socialdemokratik, MORO – Partia demokratike dhe Demokratët, vendimet e të cilave publikisht do të kumtohen pas përfundimit të debateve.
Ankesa kanë dorëzuar edhe VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritje e Maqedonisë” – dy dhe Maqedonia e Vetme dhe koalicioni “Asnjëherë Veriore vetëm Maqedoni” – një, për të cilat Gjykata Administrative caktoi seanca për nesër.
Paraprakisht sot, nga Gjykata Administrative informuan se ankesat e dorëzuara nga Integra, Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa dhe një person fizik, refuzohen si të pabaza dhe konfirmohen vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Duke e përfshirë edhe ditën e djeshme 22.07. 2020, janë sjellur gjithsej 77 vendime të cilat, 75 vendime pas ankesave të dorëzuara nga Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa, një vendim pas ankesës së dorëzuar nga Integra Partia Konservatore e Maqedonisë, si dhe një vendim pas ankesës së Zhivka Arsovska dhe sipas të njëjtave janë gjykime me të cilat ankesat e dorëzuesve refuzohen si të pabaza dhe vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve vërtetohen”, informon Gjykata Administrative.