Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është regjistruar në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Kështu njoftoi të martën në mbrëmje drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Në raportin e tij të përditshëm për virusin korona, Gjuriq kujtoi në Instagram se që nga fillimi i pandemisë, 116 raste të Covid-19 janë regjistruar në zonat me shumicë serbe në Kosovë dhe se 10 njerëz kanë vdekur, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.