9.4 C
Tetovo
E martë, 7 Tetor, 2025
BallinaLajmeGjuajtje me armë zjarri në Kumanovë, plagoset mjeku nga Sllupçani.Plagosja e mjekut...

Gjuajtje me armë zjarri në Kumanovë, plagoset mjeku nga Sllupçani.Plagosja e mjekut Shaini në Kumanovë, Prokuroria: Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike

Pasditen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kumanovë, përcjell TV21. Sipas informacioneve jozyrtare, mësohet se është gjuajtur ndaj dr.Zekirja Shahinit nga fshati Sllupçan, bartës i Listës për këshilltarë në Komunën e Likovës nga AKI. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Fondit Pensoinal në Kumanovë, respektivisht në hyrje të Ambulancës. Sipas informacioneve jozyrtare, Shahini është jashtë rrezikut për jetë.Nga Prokuroria Themelore bëjnë të ditur se sipas të dhënave fillestare, plagosja e mjekut Zekirja Shahini në Kumanovë nuk është bërë me motive politike, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se autoritetet ende janë në kërkim të autorit.“Në lidhje me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe dëshmi materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa autori është në kërkim. Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike pas incidentit të armatosur, por të gjitha rrethanat po verifikohen”, thonë nga Prokuroria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments