2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeGjorgji Ivanovi-Ish presidenti i RMV-së: Refuzoni propozimin francez,është një tradhëti...

Gjorgji Ivanovi-Ish presidenti i RMV-së: Refuzoni propozimin francez,është një tradhëti…

Ish presidenti Gjorge Ivanov përmes rrjeteve sociale ka shprehur qëndrimin e tij mbi propozimin e ri francez për heqjen e vetos bullgare ndaj rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Ivanov e quan propozimin tradhti kombëtare, ndërsa thotë se i njëjti duhet të refuzohet.Si ish-president, i cili për 10 vjet ishte dëshmitar dhe kundërshtar i fortë i të gjitha lojërave të ndyra për shkatërrimin e Republikës së Maqedonisë, bëj thirrje që propozimi francez të refuzohet. Me një “vendim” të tillë, Republika e Maqedonisë do të zhytet në një humnerë juridike, politike dhe historike. Populli maqedonas përsëri është dëshmitar i tradhtisë kombëtare. Dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e fituara janë vijat e kuqe që nuk duhen kapërcyer. Për to nuk diskutohen apo negociohen. Mosbindja është e vetmja rrugëdalje. Mbrojtja e Maqedonisë është përgjegjësi e secilit prej nesh. Rroftë Republika e Maqedonisë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments