11.8 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeGjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Nëpunësit policor dje kanë shqiptuar 827 urdhërpagesa  në kuadër të kontrolleve të përfshira të komunikacionit nëpër rrugët e vendit.

Siç informoi MPB-ja, në bazë të parkimit të parreguult dhe mosrespektimit të shpejtësisë së përshkruar të lëvizjes konform Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dje ishin shqiptuar 203, përkatësisht vetëm 52 kundërvajtje.

Gjithashtu është evidentuar një numër i madh i kundërvajtjeve në bazë të mosmbajtjes së rripit të sigurimit – 82, më tej 13 pjesëmarrës në komunikacion janë dënuar për shkak të mosmbajtjes së helmetës mbrojtëse  ndërsa 35 vozitës për shkak të bisedës në celular gjatë vozitjes.

Krahas kësaj dje pesë vozitës kanë kaluar në sinjalin e kuq, gjashtë kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit, 69 vozitës kanë drejtuar automjetet pa patent shofer, e si rrjedhojë nga dispozitat e Ligjit për automjete – 10 automjete janë mënjanuar nga komunikacioni për shkak të parregullësive teknike, ndërsa 16 automjete për shkak se nuk kanë qenë me regjistrim të vlefshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments