7.1 C
Tetovo
E enjte, 9 Janar, 2025
BallinaLajme“Gjiri i Amerikës”/ Presidentja e Meksikës ironizon deklaratën e Trump: Pse të...

“Gjiri i Amerikës”/ Presidentja e Meksikës ironizon deklaratën e Trump: Pse të mos quajmë SHBA-në, “America Mexicana”?

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka reaguar pas deklaratës së presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës në “Gjiri i Amerikës”.

Në një reagim sarkastik, Sheinbaum sugjeroi që Amerika e Veriut të quhet “Amerika Meksikane”.

Komentet e Sheinbaum erdhën pas deklaratave të bujshme të Trump, sic ishte dhe bashkimi i Kanadasë me SHBA-në, marrja e kontrollit të Greonlandës dhe Kanalit të Panamasë.Në konferencën e saj të përditshme për shtyp, Sheinbaum qëndroi përpara një harte të epokës koloniale të rajonit nga viti 1607 dhe propozoi që Amerika e Veriut duhet të riemërohej “América Mexicana” ose “Amerika Meksikane”, pasi një dokument themelues që daton nga 1814 që i parapriu kushtetutës së Meksikës referohej ndaj saj në atë mënyrë.

“Kjo tingëllon bukur, apo jo?” tha ajo me sarkazëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments