11.4 C
Tetovo
E martë, 19 Nëntor, 2024
BallinaOpinionGjin Lleshi - Kreshta/NA ZGJODHI HIMARA E LABËRISË, NJË GREK KRYETAR 

Gjin Lleshi – Kreshta/NA ZGJODHI HIMARA E LABËRISË, NJË GREK KRYETAR 

Himara tani na   

e zgjodhi kryetarin,

në mes dy grekëve 

atë më palikarin (trimin).

Festojnë socialistët

së bashku në tryezë,

greku që ne zgjodhëm 

për shqipëri dhe vdes.

Mburret, uluret e akuzon 

Berisha me zagarët etij,

kandidati ynë ishte

vërtetë një gjeni.

Mi vodhi përsëri votat 

ai gangësteri i Kristaqit,

më izoloj në ballkon

si më hajdutin e fshatit.

Fërkon duart Athina

dhe buzëqesh me ironi,

alvanosët, shitën, blihen e 

përqahen më aq lehtësi.

Neve për Vorio Epirë 

luftojmë dhe vdesim në garë,

paguajmë aq shumë në Tiranë

politikan, priftërinjë e gazetar.

Megjithëse në këtë bashki 

janë shumica mysliman,

punon atje kisha jonë

që ti kthej në kristian.

Në mes dy kandidatëve 

sollëm njerin në Himarë, 

ai është i tëri gjaku ynë

me emër, fisë dhe farë.

Do lulëzoj tani Himara 

me Vangjelin tonë kryetarë,

do këndoj e vallëzoj labëria

si kurrë më parë.

Do ngrem zërin në qiellë

për Vorio Epirë e Himarë,

që të harrohet Çamëria 

një orë dhe më parë.

Me alvanosët do kemi 

paqe dhe mirëkuptim,

vetëm kur të vendosim 

kufirin në Shkumbin.

Megaleoidea mbetet 

feja dhe ungjilli jonë,

do e arrimë një ditë, 

herët ose vonë.

Pastaj do ngremë zerin 

kudo nëpër botë,

vëllezërit alvanos

i duam në Europë.

Të bënim neve në Dropull

çfar bënë Athina në Himarë,

do çmendej e ngrihej Greqia

me të vdekur dhe të gjallë.

Dinakëria greke 

e njohur që në lashtësi,

gjithmonë në aleancë

me shtetet sllave fqinjë.

Shumë urime qirje kryetar 

i Himarës,

zbato urëdhrat e Athinës 

dhe tallë trapin me politikën

fshatareske të Tiranës.

Tani le të ngremë një dolli 

për agjentët tanë shqipëtar

për Berishen dhe Meten 

e plehra të tjerë me rradhë.

Hidheni vallën tani

juve grekë dhe sllavë,

s’ndodhet komandanti 

që ju vinte në rradhë.

Ndaj na skllavëron tani

kush zgjohet më i pari,

na mungon në beteja  

Enver Legjendari.

Jemi të vetëpushtuar 

në shekullin e ri,

nga mbetjet e kombit

me ca shtete fqinjë.

Përsëri do lindë kjo tokë

e do rrisë legjenda vendi,

do i frymëzoj në shekuj

Gjergji, Enveri, Ademi.

Do shohin shumë shpejtë

të gjithë fqinjët tanë,

kufirin të thana 

nga shqipëtarët në ballkan.

Do ndodhë sot apo nesër 

këtë askush se di,

është epokë shqiptare 

ky shekull i ri.

Gjin Lleshi (Kreshta)

5/8/24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments