BP e cila është një kompani shumëkombëshe britanike e naftës dhe gazit, ka marrë masa kundër Rusisë duke parë veprimet e kësaj të fundit në dëm të Ukrainës.
Gjigandi i naftës ka qenë nën presion nga qeveria e Britanisë së Madhe që të bëjë lëvizje, qysh nga pushtimi i Ukrainës, që filloi të marten.
Shefi i BP-së Helge Lund tha se, pavarësisht që BP-ja ka qenë duke operuar në Rusi për më shumë se 30 vite dhe ka pasur “kolegë të shkelqyeshëm rus”, sulmet ruse mbi Ukrainën kanë bërë që të “ketë konesekuenca të mëdha në gjithë rajonin” dhe këto veprime kanë shkaktuar ndryshime të medha, raporton BBC përcjell lajmi.net
“Këto veprime kanë bërë që bordi i BP-së të vendos, pas një diskutimi të gjatë, se përfshrija jonë me Rosneft, një ndërmarrje shtetërore, thjesht nuk mund të vazhdojë”.
“Jam i bindur se vendimi që kemi marrur ne si bord, jo vetëm që është veprim i drejtë e i duhur, por është edhe në interesa afatgjate të BP-së”, tha ai.
Kompania shumëkombëshe, e cila ka selinë e saj në Londër, pranoi vitin e kaluar se sanksionet ndaj Rusisë mund të jenë problematike për biznesin e saj dhe heqja dorë nga aksionet e Rosneft vjen pasi vendet perëndimore vendosën një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë – duke përfshirë disa banka të përjashtuara nga Sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift.