Veterani i UÇK-së, Shefki Hodaj, nga Suhareka ka dhuruar pensionin e tij mujor të veteranit për pako ushqimore, vlerë e cila do të destinohet për familjet që kanë nevojë.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili e ka falënderuar ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë.
Postimi i Muharremajt:
Shefki Hodaj – Veteran i Luftës së UÇK-së nga fshati Samadraxhë, e ka dhuruar pensionin e tij mujor të veteranit për pako ushqimore, vlerë e cila do të destinohet për familjet që kanë nevojë.
Është shumë emocionues një veprim i tillë, ngase kjo tregon shumëçka për shoqërinë tonë.
Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë.