-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaKurioziteteGjermania vendos deri 25 mijë euro gjobë për ndezjen e skarës në...

Gjermania vendos deri 25 mijë euro gjobë për ndezjen e skarës në ballkon

Temperaturat e larta, gati vere, na kanë joshur të gjithëve jashtë, çka do të thotë gjithashtu se sezoni i pjekjes ka filluar, por nëse jetoni në Gjermani dhe dëshironi të përdorni skarën në ballkonin tuaj duhet të ndiqni rregullin e ri nëse nuk doni të merrni gjobë.

Mediat gjermane shkruajnë se problemi më i madh është te skara me qymyr. Përkatësisht, tymi i tepërt nga një skarë me qymyr jo vetëm që mund të shkaktojë bezdi për fqinjët tuaj, por ju gjithashtu mund të shkelni ligjet gjermane për mbrojtjen e mjedisit.

Nëse pjekja në skarë shkakton dëmtim të mjedisit për shkak të tymit të tepërt, mund të vendosen gjoba deri në 25 mijë euro. Përveç kësaj, nëse e bëni shpesh, mund të çojë edhe në çështje gjyqësore.

Mediat gjermane paralajmërojnë se qytetarët duhet të kenë kujdes që të mos shkaktojnë probleme serioze dhe të respektojnë rregulloret në fuqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments