8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjermania propozon që vendeve kandidate për anëtarësim në BE t’u jepet statusi...

Gjermania propozon që vendeve kandidate për anëtarësim në BE t’u jepet statusi i vëzhguesit në samite

Udhërrëfyesi për zgjerim sugjeron përfshirjen e vendeve të tilla si Ukraina në zona të BE-së përpara përfundimit të bisedimeve.

Gjermania ka propozuar një udhërrëfyes të detajuar dhe inovativ për të zgjeruar BE-në, që do t’u jepte përfitime të hershme vendeve kandidate si Ukraina, duke përfshirë statusin e vëzhguesit në samitet e liderëve në Bruksel përpara anëtarësimit të plotë.

Propozimet e ministres së Jashtme, Annalena Baerbock, përbëjnë një ofertë për integrimin e vendeve kandidate në BE shumë kohë përpara se të përfundojnë negociatat teknike për anëtarësim, të cilat mund të zvarriten me vite.

Dhe, në një gjest të madh politik që synon të heqë një pjesë të lojës së pushtetit nga debati i zgjerimit, ajo tha se Gjermania do të ishte e gatshme të heqë dorë nga posti i garantuar i komisionerit evropian për të krijuar vend për të ardhurit e rinj.

“Ne duhet të pyesim veten se si mund të sigurojmë që procesi i pranimit të zhvillohet në një mënyrë që të shmanget lënia e një brezi në dhomën e pritjes me Bashkimin Evropian për pjesën tjetër të jetës së tyre” – tha ajo.

Ukraina dhe Moldavia, verën e kaluar u shtuan në listën e pritjes së kandidatëve zyrtarë që përfshin Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Turqinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën, me Gjeorgjinë në procesin aktiv të aplikimit.

Javën e ardhshme do të publikohet një raport kyç i BE-së mbi përparimin e tyre, me një vendim mbi bisedimet zyrtare që priten në dhjetor.

Fjalimi i Baerbook u përqendrua në mënyrën se si të zhbllokohej procesi i pranimit, për të cilin ajo tha se ishte bërë një temë “e ndaluar” për disa vende për shkak të shqetësimeve për buxhetin e zgjeruar, kapacitetin e parlamentit dhe vendimmarrja në një bllok prej 35 vendesh duke u bllokuar përfundimisht nga e drejta e një vendi për politikën e vetos.

Duke folur në një konferencë që ajo mblodhi në Berlin, sugjeroi që vendeve kandidate t’u jepet një mundësi për pjesëmarrje më aktive në BE, duke thënë: “Ajo që mund të duket si një gjest apo gjë e vogël mund të ketë një efekt të madh.

“Pse ne, për shembull, nuk i ftojmë ato vende që kanë finalizuar kapitujt individualë në procedurën e anëtarësimit të marrin pjesë në mbledhjet përkatëse të këshillit si vëzhgues? Ne do t’i kishim ata atje, për shembull, kur do të vendosnim për të ardhmen tonë të përbashkët, në vend që t’i ftojmë vetëm një herë në vit që ata të dëgjojnë raportet e progresit të komisionit.

Ajo shtoi: “Ne duhet të sigurohemi që njerëzit e këtyre vendeve, veçanërisht të rinjtë, të kenë një mundësi për të marrë pjesë në përparësitë e Bashkimit Evropian në një fazë të hershme, madje edhe para se vendi i tyre të bëhet anëtar i plotë edhe këtu”.

Ministrat nga 15 vende, përfshirë shtetet e anëtarësimit morën pjesë në konferencë, duke hedhur dritë të re mbi zhgënjimet e tyre.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se “Ukraina kishte ndihmuar BE-në të dilte nga koma e zgjerimit”, por kishte frikë se Brukseli do të përfundonte duke u anashkaluar nga grindjet e brendshme për buxhetin, numrin e vendeve të punës që shtetet do të humbnin në komision ose numrin e ulëseve në parlament qe vendet do të duhej të hiqnin dorë.

“Ne duhet të shmangim një situatë kur reforma e Bashkimit Evropian do të përdoret në një mënyrë ose në një tjetër si një arsye për të vonuar zgjerimin”, shtoi Kuleba.

Duke iu drejtuar disa prej frikërave rreth një anëtarësimi të hap pas hapësh, Baerbock tha se një proces integrimi përpara anëtarësimit mund të ketë kontrolle dhe balanca me pasoja për çdo vend që ka ndryshuar reformat e kërkuara.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha në konferencë se vendi i tij, i cili po pret gati 20 vjet për t’u anëtarësuar në BE, i kishte përjetuar të gjitha “të metat” e procesit të anëtarësimit.

Problemi ishte “përqendrimi i BE-së vetëm në anëtarësimin zyrtar” dhe frikën se më shumë vende do të fitonin të drejtën e vetos për politikat në fusha të caktuara, tha ai. Propozimet e Baerbock mund ta korrigjojnë këtë, shtoi ai.

Dhënia e statusit të vëzhguesit të Maqedonisë së Veriut në mbledhjet e Këshillit Evropian do t’i jepte vendit të tij një mjet për kalimin drejt anëtarësimit, por gjithashtu do t’i “siguronte përfitime” qytetarëve “në baza ditore”, shtoi Osmani.

Duke lënë të kuptohet për dezinformimin rus, Osmani tha se kjo do të thotë gjithashtu se votuesit “nuk do të jenë të ndjeshëm ndaj ndikimeve të dëmshme që po përpiqen të rrëmbejnë zhgënjimin” që ndien vendi i tij mbi procesin binar të BE-së “gjithçka ose asgjë”./Guardian

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments