Gjermania dëshiron të pezullojë importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit, tha ministri i ekonomisë Robert Habek.
Habek tha se qëllimi i Gjermanisë ishte të ndalonte përdorimin e qymyrit rus në vjeshtë, në mënyrë që ajo të bëhej pothuajse e pavarur nga nafta ruse deri në fund të vitit.
Gjermania aktualisht merr rreth gjysmën e qymyrit dhe naftës së saj nga Rusia.
Habek tha se një mbyllje e plotë e furnizimit me gaz natyror rus të vendit të tij do të ishte një detyrë e vështirë, por se qeveria po punonte nën presion të madh për ta bërë këtë.
Muajin e kaluar, qeveria gjermane ndaloi projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, i cili synonte të sillte gaz natyror shtesë nga Rusia në Gjermani.
Habek paralajmëroi se futja e embargos aktuale për importet e të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia mund të çojë në humbjen e qindra mijëra vendeve të punës dhe të bëjë ngrohjen dhe energjinë elektrike të paarritshme për shumë njerëz.