9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaGjermania planifikon zgjidhjen e krizës së koronavirusit gjatë presidencës së BE-së

Gjermania planifikon zgjidhjen e krizës së koronavirusit gjatë presidencës së BE-së

Gjermania do të përqendrohet në zgjidhjen e krizës së koronavirusit gjatë presidencës së saj të radhës me Këshillin e Bashkimit Europian, që fillon më 1 korrik, deklaroi një zëdhënës i qeverisë.

“Ky nuk ishte plani ynë, por pandemia e detyroi Berlinin të rishkruajë programin për mandatin gjashtëmujor”, theksoi Steffen Seibert, pas një video-konference mes kancelares, Angela Merkel dhe zyrtarëve të lartë të Parlamentit Europian.

Dy herë në vit, një shtet i ndryshëm anëtar merr përsipër presidencën e BE-së, duke organizuar takime të nivelit të lartë dhe ndërmjetësim mes vendeve anëtare për të arritur marrëveshje mbi çështje të ndjeshme dhe për të nxitur axhendën e bllokut.

Krahas krizës së vazhdueshme shëndetësore dhe trazirave ekonomike, Gjermania shpreson të adresojë çështjet e marrëdhënieve të ardhshme të Britanisë së Madhe me bllokun, veprimet klimatike dhe sistemin europian të azilit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments