8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaGjermania përgatitet për refugjatë nga Ukraina

Gjermania përgatitet për refugjatë nga Ukraina

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës shumë njerëz kanë filluar të largohen nga territori i luftës. Qeveria gjermane po përgatitet për të ndihmuar fillimisht vendet fqinjë me Ukrainën, ku mbërrijnë refugjatët.

Ukraina është vetëm dy orë fluturimi larg Gjermanisë, rreth 1300 km. Shumë njerëz kanë filluar të largohen të dëshpëruar dhe të frikësuar për ekzistencën dhe jetën e tyre. Çfarë ndodh nëse Rusia e merr të tërë Ukrainën, sikurse duket nga të gjitha veprimet e deritanishme? Ekspertët qysh tani mendojnë, se qindra mijëra njerëz e ndoshta miliona mund të arratisen prej zonave të luftës. Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR të premten (25.02) përllogariti, që qysh tani brenda Ukrainës rreth 100.000 vetë janë duke u larguar.

Faeser: “Jemi duke i parashikuar të gjitha zhvillimet e mundshme”

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser qysh në fillim të javës të hënën në Vjenë tha, se “jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur për të gjitha zhvillimet e mundshme.” E më tej: “Ne po përgatitemi, që të mbështesim vendet fqinje. Ky është hapi i parë.”

Të enjten (24.02), ditën e parë të sulmit ndaj Ukrainës, ajo shtoi: “Aktualisht ne ende nuk shohim lëvizje të madhe refugjatësh në vendet fqinjë të Ukrainës apo drejt Gjermanisë. Vendet e prekura, në radhë të parë fqinjin tonë Poloninë do t’i mbështesim masivisht, nëse do të ketë valë refugjatësh.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments