6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjermania për një vit eksportoi armë dhe pajisje ushtarake në vlerë prej...

Gjermania për një vit eksportoi armë dhe pajisje ushtarake në vlerë prej mbi 9 miliardë eurove

Eksportet e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë thyen një rekord këtë vit duke arritur në rreth 9.04 miliardë euro.

Sipas Agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), Ministria gjermane e Ekonomisë i ka dhënë përgjigje pyetjes së parlamentarëve të Partisë së Majtë duke deklaruar se qeveria këtë vit ka miratuar shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake me një vlerë rreth 9.04 miliardë euro.

Gjermania në vitin 2021 ka rifreskuar rekordin e saj në shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Berlini rekordin e mëparshëm vjetor nga shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake e kishte në vitin 2019 me 8.02 miliardë euro.

Në përgjigjen e dhënë thuhet se Egjipti është vendi të cilit Gjermania i shiti më shumë armë dhe pajisje ushtarake këtë vit.

Berlini ka dhënë miratimin për shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake ndaj Egjiptit në vlerën 4.34 miliardë euro.

Qeveria federale gjermane nën qeverisjen e kanelares Angela Merkel, pak kohë më parë nga ndryshimi i qeverisë miratoi dy eksporte për armë të ndjeshme (precize) ndaj Egjiptit.

Këshilli i Federal i Sigurisë i mbledhur nën kryesimin e Merkelit, miratoi shitjen ndaj Egjiptit për tre fregata të klasit “MEKO A-200 EN” të Thyssenkrupp Marine Systems si dhe 16 sisteme të mbrojtjes ajrore të llojit “IRIS-T SLS / SLX” të Diehl Defence.

Qeveria gjermane miratoi edhe eksportimin ndaj Singaporit për nëndetësen e klasit “218 SG” të ThyssenKrupp Marine Systems.

Pas Hungarisë, Egjipti u rendit i dyti në shitjet e armëve të Gjermanisë me 763.8 milionë euro në vitin 2020.

Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë në vitin 2020 ranë në 5 miliardë e 820 milionë euro duke shënuar rënie me 27.4 për qind në krahasim me një vit më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments