1.7 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaGjermania ndërpret ndihmat për Ukrainën, shkak masat shtrënguese ekonomike

Gjermania ndërpret ndihmat për Ukrainën, shkak masat shtrënguese ekonomike

Nuk ka më ndihma dhe armë për Ukrainën. Ky është vendimi që ka marrë së fundmi qeveria federale e Gjermanisë. Lajmi konfirmohet nga burime ekskluzive të medias gjermane, Frankfurten Allemagne Zeiuntung.

Sipas planifikimit aktual të buxhetit të qeverisë federale, nuk ka para të reja në dispozicion për Ukrainën. Shkak për këtë janë masat shtrënguese nga Kancelari dhe Ministria e Financave. Materiali që tashmë është miratuar pret firmën finale të Olaf Scholz.

Bllokimi i ndihmave është tashmë në fuqi, citon media gjermane. Për Ukrainën, situata ka të ngjarë të përkeqësohet shumë shpejt, sepse mbështetja e planifikuar ushtarake pritet të përgjysmohet pothuajse vitin e ardhshëm dhe më pas të bjerë në më pak se një të dhjetën e shumës aktuale në vitin 2027.

Në të ardhmen paratë për Ukrainën nuk do të vijnë më nga buxheti federal gjerman, por nga asetet e ngrira të bankës qendrore ruse. Aleatët e Ukrainës konfiskuan rreth 300 miliardë dollarë pas sulmit të madh të Putinit dhe shtetet e G-7 vendosën në samitin e tyre në Itali të përdorin të ardhurat e këtyre parave për të financuar një hua prej 50 miliardë dollarësh për Kievin.

Megjithatë, vendimi i shteteve të G-7 është larg zbatimit dhe është ligjërisht i diskutueshëm dhe vetë qeveria gjermane nuk ka një datë të saktë se kur do të vihen në përdorim asetet e ngrira ruse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments