17.6 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaGjermania lehtëson procesin e bashkimit familjar për një kategori

Gjermania lehtëson procesin e bashkimit familjar për një kategori

Nga 1 janari 2023, në Gjermani është futur në fuqi, mundësia e bashkimit familjar pa testin e gjuhës, për një kategori, sipas gazetarit Bahri Cani të DW.

Ai tha se prej 1 janarit është futur në fuqi, mundësia e bashkimit familjar pa teste, por kjo vlen për personat e punësuar me kualifime, pra për ata që kanë një diplomë të njohur në Gjermani.

Për personat e tjerë, për bashkime familjare, për fat të keq akoma nuk është hequr testi, megjithëse të them të drejtën, shumëkush ka probleme me mësimin e gjuhës gjermane dhe dhënien e këtij testi, ndonëse është vërtetet i domosdoshëm.  

Cani sqaroi edhe njëherë se është hequr testi për personat me kualifikime, pra që kanë diploma të njohura – por jo për të gjithë. Pra, personat që punojnë në Gjermani ose që kanë ardhur sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, ata nuk mund të bëjnë bashkime bashkime familjare pa test.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments