Lehtësohen procedurat e udhëtimit drejt këtij vendi
Nga data 9 Maj, Shqipëria nuk do të jetë më pjesë e zonës së kuqe të Covid-19 për Gjermaninë. Rivlerësimi i riskut u realizua prej Institutit Robert Koch referuar situatës epidemiogjike në Shqipëri.
Pas këtij vendimi, për udhëtarët nga Shqipëria do të këtë lehtësira sa i përket formaliteteve të udhëtimit, pasi prej datës 19 Maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.
Por për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi PRC apo ai i antigeneve jo me herët se 48 orë përpara nisjes. Po ky zhvillim pozitiv nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes!
Sipas një rekomandimi të BE-së, shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi është domosdoshmërisht i nevojshëm!
Udhëtime për qëllime turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të vijojnë të jenë të ndaluara.
Tv Klan