Ambasadori britanik: Veprimet e sotme në Veri u bën pa konsultim nxisin tension
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas aksionit të sotëm të Qeverisë së Kosovës në veri.
Ai ka thënë veprimet që kanë ndikim në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera duhet të ndërmerren me kujës dhe në konsultim me aleatët e Kosovës dhe partnerët e sigurisë, duke e menduar gjithmonë një kontekst më të gjerë.
Heargraves thotë se veprimet e sotme në Veri s’e kanë pasur asnjë nga këto dhe rrezikojnë që të nxisin tensionet e të prekin ata që janë më të ndjeshmit.
“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, ka shkruar ai
Franca nuk e mirëpret aksionin në veri: Nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme
Ambasadori francez, Olivier Guerot ka reaguar pas aksionit të autoriteteve të Kosovës ku janë mbyllur komunat paralele.
Guerot ka thënë se “veprimet që kanë ndikim të dëmshëm në komunitete, në këtë rast te komniteti serb, nuk është i mirëpritur”.
“Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar ai në X.
Lidhur me këtë kanë reaguar edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasada Amerikane në Kosovë aksioni i së premtes në veri është cilësuar si “vazhdimësi e aksioneve të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës”.
Gjermania i bashkohet SHBA -së në reagimin kundër aksionit të sotëm në veri
Pas Ambasadës së SHBA-së ka reaguar Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë për aksionin e sotëm në Veri që ka rezultuar me mbylljen e komunave paralele në Veri të vendit, duke thënë se janë të zhgënjyer për veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara.
Ambasadori Rohde ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshojë.
Rohde në “X” ka shpërndarë postimin e ambasadorit amerikan Hovenier dhe ka shkruar se s’ka nevojë për situatë krize tjetër dhe ka përmendur edhe dëshirën për heqje të masave dhe lëvizje përpara drejt integrimit në BE të Kosovës./21Media