4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaGjermania emëron komisionerin e parë të dedikuar për LGBTI

Gjermania emëron komisionerin e parë të dedikuar për LGBTI

Gjermania ka emëruar komisionerin e parë të vendit të dedikuar për komunitetin LGBTI.

Sven Lehmann nga Partia e të Gjelbërve u emërua nga qeveria e re të mërkurën.klankosova

Deputeti 42-vjeçar do të jetë përgjegjës për përgatitjen e një “plani kombëtar veprimi” për të promovuar pranimin dhe mbrojtjen e diversitetit, sipas Ministrisë Federale për Çështjet Familjare.

Lehmann do të marrë postin si pjesë e qeverisë së re të koalicionit të udhëhequr nga kancelari socialdemokrat Olaf Scholz, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Deputeti i Partisë së Gjelbër ka qenë tashmë një zëdhënës i partisë për komunitetin LGBTI në Bundestagun e Gjermanisë midis vitit 2018 dhe 2021. Zona e tij elektorale e Këlnit është gjithashtu shtëpia e një prej komuniteteve më të mëdha LGBTI në vend.

Pozicioni i ri i delegatit ministror u mirëprit nga një numër grupesh LGBTI në Gjermani, duke përfshirë Shoqatën e Lezbikeve dhe Gejve (LSVD).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments