9.7 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaGjermani-Agjencia e Inteligjencës pezullon klasifikimin, 'ekstremist' të partisë AfD

Gjermani-Agjencia e Inteligjencës pezullon klasifikimin, ‘ekstremist’ të partisë AfD

Agjencia e inteligjencës së brendshme gjermane, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), ka thënë se do të ndalojë përkohësisht së referuari partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), si një organizatë ekstremiste.Kjo është sipas një gjykate në qytetin perëndimor të Këlnit, e cila thotë se BfV do të përmbahet nga përdorimi i këtij përcaktimi në pritje të një procesi gjyqësor.“Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës deklaroi sot në seancën gjyqësore – pa njohur ndonjë detyrim ligjor – se do të pezullonte përkohësisht klasifikimin e AfD-së, si një ‘lëvizje e konfirmuar ekstremiste e krahut të djathtë’, derisa gjykata të vendosë për kërkesën urgjente”, thuhet në një deklaratë nga gjykata.Kjo do të thotë që BfV nuk do ta përdorë më publikisht kategorizimin e grupit ekstremist deri në fund të procedurave.

Vendimi gjithashtu do të thotë që BfV, ka më pak mundësi ligjore për monitorimin e AfD-së.

Emërtimi ekstremist u dha shërbimeve të sigurisë, kompetenca më të mëdha për të monitoruar AfD-në, duke përfshirë rekrutimin e informatorëve dhe mundësinë ligjore të përgjimit të komunikimeve të partive.

AfD e sheh vendimin si sukses të pjesshëm

Në një deklaratë, e cila u botua edhe në X, krerët e partisë Alice Weidel dhe Tino Chrupalla e quajtën njoftimin, një “sukses të pjesshëm”.

“Ne po mbrohemi me të gjitha mjetet ligjore, kundër përmirësimit nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës”, thanë ata.

Weidel dhe Chrupalla e quajtën gjithashtu pezullimin e kategorizimit, një “hap të parë të rëndësishëm drejt shfajësimit tonë aktual”.

AfD ngriti një padi kundër BfV më 5 maj, tre ditë pasi u lëshua përcaktimi si “ekstremist i krahut të djathtë”.

Në një postim në X të mërkurën në mbrëmje, kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Senatit Amerikan, Tom Cotton, bëri thirrje që shkëmbimi i informacionit me BfV-në të ndalet.

“Këto taktika të shtetit policor janë më të përshtatshme për Rusinë ose Kinën komuniste, jo për vendin më të madh të Evropës Perëndimore”, shkroi ai.

Ai tha se i kishte kërkuar Drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, që t’u jepte udhëzime agjencive të inteligjencës amerikane, që të mos bashkëpunonin me “autoritetet gjermane të përfshira në mbikëqyrjen e kundërshtarëve politikë vendas”.

Komentet e Cotton vijnë një javë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e kritikoi etiketimin ekstremist, si “tirani të maskuar”.

“Ajo që është vërtet ekstremiste nuk është AfD-ja popullore… por politikat vdekjeprurëse të establishmentit për imigracionin në kufij të hapur, të cilat AfD i kundërshton”, shkroi Rubio në X./ Euronews.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments