2 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaGjermani- AfD rritet bindshëm,renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind...

Gjermani- AfD rritet bindshëm,renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.

Më shumë se 59 milionë njerëz kanë pasur të drejtë të votojnë në shtetin me 84 milionë banorë, për të zgjedhur anëtarët e Bundestagut – dhomës së ulët të parlamentit – me 630 ulëse.Dalja në zgjedhje ka qenë 83 për qind, në krahasim me 76.6 për qind më 2021.

Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF.

Liderët e AfD-së: Kemi mandat për të bërë ndryshim politik

Rritja e AfD-së, parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga migrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë.

Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.

Liderët e AfD-së kanë thënë se janë shumë të lumtur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Njëri prej udhëheqësve, Tino Chrupalla, ka thënë se është “shumë krenar” me partinë.

“Ne ishim të bashkuar, fushata jonë ka pasur cak dhe kemi qenë të disiplinuar”, ka thënë ai, duke qenë afër Alice Weidelit, udhëheqëses tjetër të partisë.

“Ne mund të bëjmë ndryshim epokal”, ka thënë ai, duke shtuar se janë të hapur për negociata.

“Ne kemi fituar besimin e votuesve dhe kjo duhet të jetë diçka që e pranojnë të gjithë”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments