9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjergj Dedaj -ish ambasadori i Kosovës në Shkup: Erdogani bëri trysni të...

Gjergj Dedaj -ish ambasadori i Kosovës në Shkup: Erdogani bëri trysni të më largonte nga Shkupi?!

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka kërkuar që ai të largohet nga pozita e ambasadorit në Shkup.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka, ka thënë se Erdogan e ka dashur largim e tij për shkak të islamit politik.

Madje, Dedaj tha se një kohë raportet në mes të ambasadës turke dhe asaj të Kosovës në Shkup kanë qenë të ngrira.

“Presidenti turk Erdogan ka bërë trysni për mem largu nga Shkupi se gjoja e prishi agjendën e tij të islamit politik, se islamin e respektoj sikurse katolicizmin, por të islamit politik që mos mem leju me shku më aty. Ambasada turke në Shkup i ka ngrirë raportet me Ambasadën e Kosovës derisa të jem unë aty ambasador, sepse paraqitjet e mija kanë qenë shumë evropiane, shumë të civilizuara dhe kanë ra në ndesh me politikat”, ka thënë Dedaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments