11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjendja e jashtëzakonshme vazhdohet për dy javë, Pendarovski: Vendimi, për shkak të...

Gjendja e jashtëzakonshme vazhdohet për dy javë, Pendarovski: Vendimi, për shkak të rritjes së infektimeve

Gjendje e re e jashtëzakonshme dhe thirrje për zgjedhje. Kreu i shtetit Stevo Pendarovski shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme prej 14 ditëve për ballafaqim më të shpejtë koronavirusin dhe pasojat ekonomike. Pendarovski pohon se gjendja e re e jashtëzakonshme nuk ka lidhje me zgjedhjet. Por ai thotë se drejtuesit e partive kanë diskutuar edhe për zgjedhjet.

Përmendet gjithashtu edhe një ditë jopune si mundësi për të votuar, jo vetëm e diela si deri më tani, sepse kjo është e mundur me ndryshim të ligjit, me një dekret me forcë të ligjit mund të votohet edhe të Mërkurën. Por ajo që di unë se në dy ditët e fundit ato komunikime janë ndërprerë, mendoj se për shkak të zhvillimit të ri të situatës. Sidoqoftë, unë kam thënë dhe dua ta theksoj këtë edhe njëherë në kontekstin e këtij mesazhi që u dërgova krerëve të partive politike parlamentare, se shteti nuk mund të jetë në gjendje të jashtëzakonshme përgjithmonë për të funksionuar disi – deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Duhet të merren vendime të rëndësishme për të trajtuar koronavirun, por ne nuk kemi një parlament funksional. Me këto fjalë, Kryeministri teknik Oliver Spasovski kërkon zgjedhje të shpejta.

Unë pres që sa më shpejt që të jetë e mundur, të bëjmë gjithçka për të kompletuar institucionet përmes zgjedhjeve demokratike, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur, për të vendosur se kush do të marrë fatin e shtetit, do të mund ta përdorë atë në zgjedhjet parlamentare -tha Oliver Spasovski, Kryeministër.

Thirrja e kryeparlamentarit Xhaferi drejtuesve të partive është që këto 14 ditë të përdoren për një datë për zgjedhje. Përndryshe, ai do të konsultohet me juristët për zhvillimin e zgjedhjeve.

Gjendja e re e jashtëzakonshme fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 13 qershor. Nëse muajin e ardhshëm nuk ka vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas dekretit të qeverisë, duhet të ketë zgjedhje pas 22 ditëve, ose më 5 korrik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments