I ngjan një filmi të mirëfilltë mafioz ngjarja e dy ditëve më parë në Lutsa të Greqisë ku u vranë gjashtë persona me shtetësi turke. Mediat greke raportojnë se pas verifikimeve, në çantat e tyre janë gjetur pasaportat dhe sende të tjera që konfirmojnë se ata kishin vendosur të largoheshin menjëherë nga Greqia dhe ndodheshin aty për t’u fshehur.
Ka të dhëna nga policia greke se ngjarja ka ndodhur për qëllime hakmarrjeje dhe se behët fjalë për larje hesapesh mes dy bandave të kurdëve që përplasen prej vitesh në Stamboll.
Vrasja e fundit ndodhi pas asaj të gusht 2023 në Paris ku dyshohet se grupi i ekzekutuar aty kishte eliminuar një personazh të njohur të bandave të Stambollit, i quajtur Halil Ay.
Barış Boyun'un 'Daltonlar'ı İstanbul'un göbeğinde uzun namlulu tüfeklerle geziyorlar!
— Tele1 TV (@tele1comtr) April 17, 2023
Më pas sipas mediave turke, grupi që ekzekutoi Halil Ay-in u largua nga Franca pasi po ndiqeshin atje dhe ishte vendosur në Greqi me qëllim që më pas të zhvendoseshin sërish në Stamboll, shkruan AlbEu.com.
Kush vdiq
Mediat greke kanë nxjerrë emrat e të vrarëve, të cilët janë: Doruk Ersu Büyüktunç; Abdurrahman Tekru; Omer Kanza; Ozan Kaan Tozlu; baris Cagan dhe Burak Tahmaz.
Rivaliteti mes bandës Dalton dhe Red Kit
Duken si personazhet e filmave vizatimorë me Western, nga i cili kanë marrë edhe emrat, por bëhet fjalë për dy banda rivale në Turqi, të cilët po vrasin njeri-tjetrin, madje tashmë edhe jashtë kufirit.
Grupi i gjashtë personave që u vra sëfundmi në Greqi i përket bandës Dalton me drejtues Baris Boyun.
Daltonët janë një grup me origjinë kurde, por që kanë nën kontroll lagje të tëra në Stamboll dhe kundërshtarë direkt kanë bandën “Red Kit”, të cilët kontrollojnë lagjen YeniBosna.
Në krye të grupit është një personazh i njohur si Ferhat Mardin.
Policia turke ka të dhëna se grupi i Halil Ay është bashkuar me grupin e Ferhat Mardin në këtë atentat duke vrarë gjashtë personat e bandës kundërshtare.
Duket se planet për atentatin nisen pasi grupi i Baris Boyun vrau vëllanë e Ferhat Ay disa muaj më parë në Stamboll si edhe vetë Ferhatin në Paris. Dyshimet janë se vëllai tjetër, Muhamet Ay ka lidhur marrëveshje me bandën RedKit duke sulmuar pikërisht grupin e Baris Boyu.
Turqia është kthyer në një parajsë për bandat dhe grupet e armatosura, të cilët kontrollojnë qytete dhe lagje të qyteteve të mëdha duke u përplasur herë pas here me njeri-tjetrin për zonat e kontrollit. /albeu.com