7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGir:Që të avancohen reformat, nevojiten hapa konkret

Gir:Që të avancohen reformat, nevojiten hapa konkret

Në konferencën për shtyp në Manastir, ambasadori Gir ka thënë se tejkalimi i dallimeve mes dy shteteve fqinje Maqedonisë dhe Bullgarisë do të mundësojë hapjen e negociatave qasëse me Bashkimin Evropian.

“Ne çdoherë kemi ftuar Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Bullgarisë të bisedojnë me qëllim të tejkalojnë dallimet dhe të mund sa më shpejtë të hapim negociatat aderuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë ditëve të kaluara të gjithë ishim të inkurajuar të lavdërojmë përpjekjet e dy palëve që janë në funksion të negociatave qasëse dhe ata të fillojnë sa më shpejtë. Por derisa ajo të ndodhë, mendoj se është shumë me rëndësi të gjithë aktorët të fokusohen në procesin reformues, implementimin e reformave që do ta ofrojnë vendin në Bashkimin Evropian. Nevojiten hapa konkret që të avancohen reformat dhe sa më shpejtë që bëhet implementimi i reformave, aq më i shkurtë do të jetë zhvillimi pozitiv dhe ndodhitë në ditët e kaluara”, ka thënë ambasadori Gir i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në komunën e Manastirit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments