6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGërvalla nuk pendohet e përsëritë se “BE-ja është tigër prej letre” –...

Gërvalla nuk pendohet e përsëritë se “BE-ja është tigër prej letre” – e akuzon edhe opozitën

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka sfiduar specialistët që të gjejnë diçka të pavërtetë në fjalimin e saj kur ka deklaruar se “BE-ja është një tigër prej letre dhe nuk mund të garantojë sigurinë në Evropë”.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, përsëri e ka sulmuar Bashkimin Evropian, duke e ritheksuar se ky union është “Tigër prej letre”, pa NATO-n dhe ShBA-të.

Ajo është shprehur e bindur se ka pasur të drejtë në deklaratën e saj.

“I sfidoj publikisht “specialistët”, që pse të mësyjnë me sulme personale dhe etiketime nga më absurdet, të na tregojnë saktë se cila nga shkronjat e citatit të mësipërm është e pasaktë apo e pavërtetë”, ka shkruar Gërvalla.

Gërvalla e ka arsyetuar deklaratën e saj duke thënë se ajo e përfaqëson Kosovën dhe jo BE-në.

“Unë jam zëvendëskryeministre dhe ministre e Republikës së Kosovës, nuk jam zëdhënëse as e BE-së dhe as një mekanizmi tjetër. Si çdo politikan i përgjegjshëm, me fanatizëm dhe zë të lartë mbroj të vërtetën dhe interesin e vendit tim, dhe vetëm të vendit tim, kudo që më krijohet mundësia të flas, ashtu si edhe të tjerët mbrojnë interesin e vendeve apo organizatave që përfaqësojnë” ka thënë ajo.

Tutje ajo e ka akuzuar opozitën në Kosovë duke thënë se nuk kanë plan e as vizion.

“Një prej fatkeqësive të Kosovës është gjendja e mjerueshme e partive opozitare dhe përfaqësuesve të tyre. Si gjatë qeverisjes edhe tani në opozitë janë pa plan, pa strategji, pa vizion, pa dinjitet. Opozitë që përveç sulmeve personale, të bazuara në thashetheme dhe tituj bombastik dhe të pasaktë, asgjë nuk ofron”, ka thënë Gërvalla.

“E sa për PDK-në, e cila tenton të na frikësojë që, nëse ajo vjen në pushtet, ne nuk paskemi më vend në Kosovë, mundem vetëm t’iu përkujtoj që nuk janë të parët që nuk dëshirojnë të më shohin as fizikisht në vendin tim. I kam pasur vetëm 8 vjet kur më kanë përzënë për herë të parë nga vendi im. Por ata që për 19 vjet me radhë (1980-1999) më privuan nga e drejta për t’u kthyer në vendin tim, madje as edhe sa për të kthyer eshtrat e babait në tokën e tij, janë ata që nuk kanë më vend në Kosovën e lirë”, ka vijuar ajo.

Kurse për LDK-në, Gërvalla ka pasur më pak fjalë.

“E për LDK-në, nuk po flas sonte. Po flasin kaq shumë vet, po vajtojnë, shajnë, mallkojnë e gënjejnë, saqë çdo fjalë nga ime do të ishte e tepërt”, ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments