10.7 C
Tetovo
E diel, 22 Shtator, 2024
BallinaLajmeGEORGIEV DHE MEMETI PRANOJNË FAJIN: Qeveria e (pa)kënaqur me vendimin!

GEORGIEV DHE MEMETI PRANOJNË FAJIN: Qeveria e (pa)kënaqur me vendimin!

Në raport me këtë rast kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE-ja, ku thonë se Naqe Georgiev, njeriu i Zaevit pranoi se ka marrë ryshfet në gjyqësor, ku theksojnë se drejtësia po vjen, përgjegjësi do të ketë për të gjithë. Ndaj vendimit të prokurorisë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Arben Fetai i cili thotë se “prokurori i BDI-së, Islam Abazi, paska kërkuar dënim me kusht prej 1 viti kundër prokurorit tjetër të BDI-së, Ixhet Memeti, i kapur duke marrë mito prej 10.000 eurosh për të ndikuar në uljen e dënimit të një politikani të akuzuar për trafikim me lëndë narkotike”

Gjykatësi suprem Naçe Georgiev, i kapur me mito prej 10 mijë euro, ka pranuar të shkojë në burg ende pa u zhvilluar gjykimi ndaj tij. Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, tashmë e ka marrë propozimin për pajtimin e nënshkruar nga Georgievi, me të cilin pajtohet për burg efektiv. Lartësinë e burgut do ta caktojë gjykata, e cila fillimisht duhet ta vlerësojë pajtimin e arrirë. Pas kësaj do të sillet aktgjykimi për lartësinë e burgut.

Gjatë ditës nga Prokuroria njoftuan se i dyshuari i dytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumën prej 10 mijë eurove, Ixhet Memeti, ka pranuar fajin në lëndën ku i dyshuari i parë është ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme, Naçe Georgiev. Nga Prokuroria thonë se është arritur marrëveshje me Memetin, i cili hetohej për “marrje të dhuratës për ndikim të paligjshëm”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, palët janë pajtuar, që për të dyshuarin Mehmeti të ketë dënim alternativ, përkatësisht dënim me kusht në afat prej një viti. Paraprakisht Mehmeti dha dorëheqje të parevokueshme nga Këshilli i Prokurorëve.

“Procedura hetimore kundër dy personave kishte filluar më 20 maj të këtij viti kur gjykatësi suprem ishte kapur në flagrancë në kryerjen e veprës penale. Duke pasur parasysh faktin se me veprimet e Naçe Georgievit, janë përmbushur elementet ligjore të formës së kualifikuar të veprës penale nga neni 359 nga paragrafi 7, për të cilën kanoset dënimi me burg prej 1 deri 10 vjet, pas nismës së parashtruar për marrëveshje dhe nga i dyshuari Naqe Georgiev, në rrjedhë është procedura për arritje të propozim marrëveshjes me të cilën do të konfirmohej dënimi efektiv me burg, ndërsa për epilogun opinioni do të njoftohet me kohë”, thonë nga Prokuroria.

Në raport me këtë rast kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Nga atje thonë se Naqe Georgiev – njeriu i Zaevit pranoi se ka marrë ryshfet në gjyqësor, drejtësia po vjen, përgjegjësi do të ketë për të gjithë. “Naqe Georgiev ka pranuar se ka marrë 10.000 euro për të ulur dënimin me burg të ‘Boro Marlboro nga LSD’, i cili u kap i gjallë duke kontrabanduar cigare. Naqe Georgiev është mishërimi i Zaevit dhe Filipçes në gjyqësor. Ai gjatë kohës së LSD-së ka avancuar me shpejtësi nga gjykatës i zakonshëm në gjykatës në Gjykatën Supreme dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, përveç Naqe Georgiev, fajësinë e ka pranuar edhe Ixhet Memeti, nënkryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Dhe ai, si Georgiev, tha se morën ryshfet për të ulur dënimin për Boro Marlboro. “Naqe Georgiev është shembull i dëmit të shkaktuar nga LSD në gjyqësor. Për shkak të Naqe Georgievit dhe personelit që ai emëroi, qytetarët kanë vetëm dy për qind besim në gjyqësor. Përgjegjësia po vjen”, kanë shtuar në fund nga VMRO.

Në anën tjetër, për këtë rast ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili ka shkruar se prokurori i BDI-së, Islam Abazi, paska kërkuar dënim me kusht prej një viti kundër prokurorit tjetër të BDI-së, Ixhet Memeti, i kapur duke marrë mito prej 10.000 eurosh për të ndikuar në uljen e dënimit të një politikani të akuzuar për trafikim me lëndë narkotike. “Poashtu qenka kërkuar që kundër Memetit të ketë ndalesë të përkohshme për ushtrimin e profesionit, me siguri që të mos ketë mundësi të marrë mito për një kohë. Mungon vetëm edhe vërejtja me shkrim, shoqëruar me urdhër për vetëkritikë.  Prandaj edhe jemi në këtë gjendje ku vetëm dy për qind e qytetarëve kanë besim në sistemin e drejtësisë. Prokurorisë dhe gjyqësorit i duhet reformë rrënjësore, vetting dhe një fillim i ri, ku nuk do të ketë më vend për prokurorë të këtij lloji, të korruptuar e nën urdhëratë e politikës dhe narko-karteleve”, ka shkruar Fetai. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments