Minstri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka vazhduar me takime diolomatike në Uashington. Ai ka takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Në profilin e tij në Facebook, Gent Cakaj – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka njoftuar se ka vazhdaur takimet me përfaqësues të lartë të ShBA-ve. Në kuadrin e aktivitetit të tij dipëomatik, ai sot ka takuar Philip Reeker – Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, dhe Matthew Palmer – Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, njofton Insajderi.
Siç shprehet Cakaj në këto takime është folur për përpjekjet e Shqipërisë për të fituar ulëses e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023
“Folëm hollësisht për domosdoshmërinë e plotësimit sa më shpejt të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023”. /Insajderi.com