12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGeer: Duhet të vazhdohet me reforma në Maqedoni në mënyrë që të...

Geer: Duhet të vazhdohet me reforma në Maqedoni në mënyrë që të fillohet se më shpejt me nisjen e bisedimeve me BE-në

Euroambasadori David Geer në Forumin e Parë Ekonomik në Shkup tha se të gjithë duan hapjen e negociatave sa më shpejt që është e mundur.

“Bazat nuk kanë ndryshuar, përpjekjet nga Selaniku janë të qarta dhe të gjalla. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është pjesë e Evropës, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë të ndërlidhura me BE-në dhe është e logjikshme se e ardhmja e tyre është në BE. Të mos harrojmë, është qëllimi strategjik edhe i BE-së”, tha Geer.

Ai tha se gjithmonë kanë bërë thirrje qeverive që t’i zgjidhin problemet bilaterale, tani duhet të pranohen edhe përpjekjet e sinqerta që janë bërë gjatë kësaj periudhe.

“Përparim është bërë, por puna duhet të vazhdojë, as më shpejt që është e mundshme dhe detyra tani është që Sllovenia të kryesojë me BE-në dhe t’i zgjidh këto çështje me qëllim që të hapen negociatat sa më shpejt”, tha Geer.

Ai theksoi se kjo nuk duhet të ndikojë te reformat, për shkak se rruga drejt BE-së është rrugë reformash me nivel të zbatimit..

“Reformat nuk janë interes vetëm i BE-së, por edhe interes i qytetarëve, për një vend më të sigurt dhe më demokratik si dhe për të parandaluar ikjen e mendjeve të reja. Asnjë vend nuk mund të lejojë të mos vazhdohet me reforma”, tha Geer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments