8.7 C
Tetovo
E hënë, 23 Mars, 2026
BallinaLajmeGazetari i TS-së Nevrij Ademi i kujton Janevskës se a i duhet...

Gazetari i TS-së Nevrij Ademi i kujton Janevskës se a i duhet përkthyes për në Tetovë!

Gjatë një vizite në Tetovë, ministrja e Arsimit Vesna Janevska është përballur me një pyetje direkte nga gazetari i Tetovasot, Nevrij Ademi, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe.
Ademi e pyeti ministren nëse kishte marrë përkthyes për vizitën në Tetovë, ndërsa Janevska u përgjigj shkurt: “Jo”. Gazetari më pas i rikujtoi se më herët ishte sugjeruar që gjatë vizitave në këtë qytet të ketë përkthyes, por ministrja theksoi se nuk e sheh të nevojshme një gjë të tillë.
“Nuk më duhet. Nuk e dija kujt i duhet përkthyes që në Maqedoni të flasë gjuhën maqedonase”, u shpreh Janevska.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime dhe diskutime, duke rikthyer në fokus çështjen e përdorimit të gjuhëve në institucionet publike, veçanërisht në zonat me shumicë shqiptare.TS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments